Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, Ramush Haradinaj do të përballet sot me votimin në Kuvendin e Kosovës për kabinetin qeverisës, i cili sipas Kushtetutës, do të merr besimin për qeverisjen e vendit për katër vitet e ardhshme. Ndonëse ende nuk janë zyrtarizuar të gjithë emrat e ministrave, Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar:
Enver Hoxhaj- Zëvendërkryeministër
Rexhep Hoti – Ministër i Kulturës Rinisë dhe Sporteve
Abelard Tahiri – Ministër i Integrimeve dhe Diasporës
Dhurata Hoxha – Ministre e Drejtësisë
Uran Ismajli – Ministër i Inovacionit
Agron Mustafa – Ministër i Financave
Besim Beqaj – Ministër i Shëndetësisë
Ka qenë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, partia e parë në koalicion që ka zbuluar zyrtarisht emrat e ministrave nga radhët e saj, raporton Indeksonline. Kjo parti do të udhëheqë vetëm më dy ministri:
Rrustem Berisha – Ministër i FSK-së
Pal Lekaj- Ministër i Infrastrukturës
Edhe Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit ka dhënë emrat e katër ministrive me të cilat do të udhëheqë.
Behgjet Pacolli- Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme
Flamur Sefaj- Ministër i Punëve të Brendshme
Valdrin Lluka- Ministër i Zhvillimit Ekonomik
Albena Reshitaj- Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
Në anën tjetër, Lista Serbe do të ketë një zëvendës kryeministër i cili ende nuk është caktuar dhe po ashtu do të udhëheqë me tri ministri.
Nenad Rikallo- Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Ivan Teodosijeviq- Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal
Dalibor Jevtiq- Ministër për Kthim dhe Komunitete
Kurse ministrat e NISMA për Kosovës ende vazhdojnë të mbesin të panjohur. Partia e Limajt do ta drejtoi Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë si dhe postin e një zëvendëskryeministri.