Kështu hyri në Shqipëri terroristi kosovar i arrestuar dje

Policia bëri të ditur se dje u ndalua në strukturat e Antiterrorit në pikën kufitare të Morinës, 30-vjeçari Enos Begolli.

I riu, i lindur e banues në Mitrovicë, rezultoi se ishte i dënuar nga Gjykata në Kosovë për terrorizëm.

“Strukturat e Policisë së Shtetit në kuadër të masave të marra për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe parandalimit të ngjarjeve kriminale, terroriste gjatë kryerjes së veprimeve operacionale me metoda speciale, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e një personi në kërkim, shtetasit kosovar Enos Begolli, 30 vjeç, lindur dhe banues në Mitrovicë, Kosovë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga autoritetet kosovare për ‘Terrorizëm’”, bëri të ditur Policia e Kukësit. Burime të Policisë bënë të ditur se i riu nga Kosova ka arritur të futet disa ditë më parë ilegalisht në territorin tonë.

Por strukturat Antiterror kanë rënë në gjurmët e tij, pasi kanë në ndjekje persona të tjerë si të dyshuar të lidhur me Shtetin Islamik, shkruan “Panorama”.

Sipas të dhënave, i riu nga Kosova ka ardhur dhe ka kontaktuar disa persona, të cilët janë në survejim nga strukturat e Antiterrorit dhe më pas ai është mbajtur në mbikëqyrje gjatë gjithë qëndrimit të tij këtu.

Gjithashtu, gjatë verifikimit të identitetit të tij, ka rezultuar se ai ishte i dënuar në Kosovë për përfshirjen e tij si pjesëtar i ISIS-it. “Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet kosovare, pasi ka qenë i dënuar nga ky shtet me 4 vite burg, si i dyshuar se ka qenë luftëtar në Siri, si pjesëtar i ISIS-it.

Pas kryerjes së procedurave ligjore nga ana jonë, ky shtetas iu dorë- zua strukturave të Policisë së Kosovës nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, Kukës”, thuhej në njoftimin e dhënë nga Policia.

Policia bëri të ditur se Policia Kufitare e Morinës ishte sinjalizuar për të mos e lejuar kalimin, ndërsa kanë qenë vetë strukturat e Antiterrorit që e kanë kryer arrestimin, pasi kanë qenë në ndjekje të tij.

Pasi është marrë në pyetje, ai i është dorëzuar Policisë së Kosovës, nga ku do të vuajë dënimin e mësipërm, i cili ka marrë formën e prerë. Burime nga Policia bënë të ditur se janë intensifikuar kontrollet në kuadër të masave kundër terrorizmit, sidomos në këto ditë të festave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme