Këtë primat po e mban Vedat Muriqi në La Liga

Vedat Muriqi e mban një primat në La Liga.

Vedat Muriqi është duke e kaluar një sezon fantastik me Mallorcan.

Sulmuesi kosovar i ka realizuar 12 gola dhe i ka bërë dy asistime deri tash në La Liga.

Por, “Pirati” e mban një primat në ligën elitare spanjolle.

Më saktësisht, 28 vjeçari po prin në garën e dyluftimeve në ajër, shkruan Gazeta Express.

Në fakt, përfaqësuesi kosovar i ka fituar 16 duele në ajër brenda një ndeshjeje, respektivisht në duel me Celta Vigon, një rekord absolut ky për këtë sezon.

Kësaj arritjeje i është gëzuar edhe Mallorca, e cila e ka bërë një postim duke shkruar: “Fluturon Pirati. Rekord në La Liga.”

Muriqi njihet për aftësitë e tij në lojën në ajër falë gjatësisë dhe shkëputjes së tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme