Njerëzit që udhëheqin shtete të fuqishme kanë edhe paga të mëdha. Por nuk është paga më e madhe e shefit të shtetit amerikan. Edhe pse presidenti amerikan është i pari i një shteti superfuqi, për nga paga zë vendin e dytë.
I pari në listë për pagën më të madhe është Lee Hsien Loong, kryeministër i Singaporit. Loong ka të ardhura vjetore 1.7 milionë dollar.
I dyti është presidenti në shkuarje i amerikës, Barack Obama, që ka të ardhura vjetore 400 mijë dollar.
I treti është Justin Trudeau, kryeministri karizmatik i Kanadës me 260 mijë dollar pagë vjetore, shkruan lajmi.net
Kancelarja gjermane Angela Merkel është e katërta për nga paga, edhe pse jo për nga fuqia dhe ndikimi që ka në politikën globale. Ajo paguhet 242 mijë dollar në vit për punën e kancelarës.
Shinzo Abe, shefi i qeverisë japoneze ka pagë vjetore sa të Merkelit, 242 mijë dollar.
Presidenti i Afrikës së Jugut, një 74 vjeçar që mban këtë post qe një kohë të gjatë duke pas pushtet absolut në vendin e varfër, ka të ardhura vjetore zyrtarisht 207 mijë dollar.
Presidenti frances Francois Hollande ka pagë vjetore 198 mijë dollar, dhe renditet i 7 për nga të ardhurat në mesin e liderëve botëror.
Kryeministrja angleze, Theresa May, zë vendin e 8 për të ardhurat vjetore, përkundër që udhëheq një shtet që ka ekonomi shumë të fuqishme. May ka pagë vjetore 190 mijë dollar.
I 9 për pagën më të madhe vjetore është presidenti rus, Vladimir Putin. Ai zyrtarisht ka pagën 137 mijë dollar.
Dhe i fundit është presidenti kinez Xi Jinping me 21 mijë dollar në vit./Lajmi.net/