Këto janë ushqimet që ju furnizojnë me energji

Trupi i njeriut ka nevojë për ushqim, për të qenë sa më aktiv në rutinën e përditshme.

Ja lista e disa ushqimeve që duhet të konsumojmë për të qenë sa më energjikë, shkruan ATSH.

1. Banane

Përmbajnë sheqer, magnez dhe aminoacide. Ju japin energji dhe bëjnë që të jeni në humor gjatë ditës. Kur jeni në humor, edhe stërvitja bëhet më e thjeshtë. Një studim i vitit 2012 nga Appalachian State University, doli në përfundimin se bananet ishin po aq të mira sa pijet energjike që marrin sportistët.

2. Patatet e ëmbla

E lëshojnë glukozën në organizëm më gradualisht sesa orizi apo buka e bardhë, gjë që do të thotë se energjia po ruhet. Patatet e ëmbla kanë shumë fibra dhe jo vetëm që ju japin energji, por edhe mund t’ju ndihmojnë në rënien në peshë, pasi bëjnë që të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë. Kanë vitamina C, betakarotene, magnez dhe hekur, që janë ushqyes thelbësorë për organizmin.

3. Arrat

Kanë yndyrna të mira, fibra dhe proteina. Kjo do të thotë që “digjen” më ngadalë në organizëm, kështu që do të ofrojnë energji për një kohë të gjatë. Arrat kanë shumë vitamina B dhe gjithashtu përmbajnë hekur, zink, potas dhe magnez. Ndihmojnë në mbajtjen të fortë të sistemit imunitar, pasi kanë edhe shumë antioksidantë. I rekomandoj arrat para dhe pas stërvitjes.

4. Mjalti

Mendohet se është përdorur nga vrapuesit në Lojërat Olimpike në Greqinë e Lashtë, si një burim energjie natyral. Është i pasur me karbohidrate dhe karbohidratet janë ato që sjellin energjinë. Mjalti ndihmon edhe në ruajtjen e nivelit të glikogjenit, që parandalon lodhjen e muskujve. Glukoza te mjalti thithet më ngadalë nga organizmi, duke bërë që të ketë energji të “magazinuar”. Shtojini një lugë mjaltë çajit jeshil në mënyrë që të merrni një furnizim të shpejtë energjik.

5. Kërpudhat

Janë të pasura me hekur, që lufton lodhjen. Kërpudhat ndihmojnë në prodhimin dhe lëvizjen e oksigjenit në të gjithë trupin. Përdorini në sallatë ose supë për të marrë më shumë energji nga vakti që keni përgatitur. Kërpudhat kanë vitaminë D dhe B12, që i japin energji qelizave.

6. Spinaqi

Është shumë i pasur me hekur, magnez dhe potas. Nivelet e larta të magnezit që përmban luajnë një rol thelbësor në prodhimin e energjisë në nivelin qelizor. Magnezi jo vetëm që ndihmon në prodhimin e qelizave, por ndihmon edhe në një fjetje të mirë dhe të gjatë, që do të sjellë rrjedhimisht edhe më shumë energji për ditën në vijim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme