Mesa duket romancës mes Luizit dhe Kiarës brenda shtëpisë së Big Brother i erdhi fundit. Shkak për këtë janë bërë konfliktet e vazhdueshme mes moderatores dhe kengëtarit. Luizi kërkon t’i qëndrojë më prane Kiarës, por kjo e fundit vazhdimisht i thotë se presioni që ai po i bën për ta pranuar si të dashurin e saj, apo për ta puthur po e bezdis shumë.
Në fakt ishte Olta ajo që i hodhi benzinë zjarrit pasditen e sotme pasi i tha Kiarës që ta lejojë Luizin ta puthë sepse sipas saj puthja do të ishte decizive për të vendosur më në fund nëse do ta pranojē apo jo Luizin. Por duket që kjo gjë e bezdisi Kiarën e cila i thotë me tone të ashpra se përse duhet te insistonte për puthjen në sy te Oltës, pasi nuk do të diskutojë me të tjerë gjëra kaq private.
Por Luizi mërzitet keq dhe i thotë që asnjëherë nuk ia ka dëgjuar fjalën dhe sipas tij puthja nuk kishte të bënte në debatin e tyre. Pastaj ai largohet tejmase i mërzitur.
Më pas Kiara i thotë Luizit se nuk ka nevojë për të për të vazhduar lojën dhe se nuk e fut dot me zor në mendjen e saj, duke i vënë vulën marrëdhënies së tyre. Teksa Kiara fliste, kengetari nisi të derdhte lot, ndersa moderatorja i thotë të mos preket pasi si kështu bën sa herë ndodh kjo situatë.
Pasi largohet nga këngëtari, moderatorja i tregon më pas Efit që do të largohet përfundimisht ndaj Luizit brenda shtëpisë dhe do ta presë jashtë. Por këtë fjalë të fundit Luizi nuk e ka besuar.
Në fakt frika e Luizit është largimi i Kiarës nga shtëpia, ndaj e do edhe më afër. Në një moment ai shprehet se nëse largohet Kiara, do të ikë edhe ai nga BBV. Nuk dihet se çfarë do te ndodhë në vijim mes të dyve por do të presim e të shohim.
Shiko foton: