Kim Mehmeti: U bëmë popull që ka më shumë flamujbartës Kuq e Zi jashtë, se sa në ‘Shqipëritë’ tona

“Sot kur festojmë Ditën e Pavarësisë së Kosovës, duhet të ndjehemi mburrshëm e krenarë, por edhe të kthejmë shikimin nga më e vlefshmja që kemi – rinia! Dhe të shohim se asaj rinie, thuajse ia harxhuam të ardhmen, duke e lënë atë në duart e manipuluesve të ndryshëm dhe politikanëve të papërgjegjshëm, me çka, atë rini e prumë në situatë t’i braktisë trojet e të parëve dhe t’i ngjajë kalorësit që shkon deri atje ku e çon kali pa frerë! Me çka pra edhe u bëmë popull që ka më shumë flamujbartës Kuq e Zi jashtë, se sa në ‘Shqipëritë’ tona, gjë që nuk është për t’u mburrur, por që tregon se sa i përket rinisë, tokat shqiptarë janë bërë thuajse të pabanueshme dhe kanë filluar t’i ngjajnë kopshtit pa rojtar!” (Kim Mehmeti)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme