Kimia e “klikimeve” fiton Nobel

Çmimi Nobel në Kimi u ka shkuar Carolyn Bertozzi, Morton Meldal dhe Barry Sharpless për punën e tyre në prerjen e molekulave së bashku, të njohur  ndryshe si kimia e klikimeve.

Puna e tyre përdoret për të eksploruar qelizat si dhe për të gjurmuar proceset biologjike dhe mund të aplikohet në barnat e trajtimit të kancerit. Kimia “Click” ka të bëjë me lidhjen e molekulave së bashku si ato në qelizat e gjalla.

Komiteti i Nobelit vlerësoi punën e tyre për funksionalizimin e kimisë dhe tha se ata kishin një ndikim të madh në shkencë.

“Çmimi i sivjetshëm merret për mos ndërlikimin e çështjeve, por të realizimit të  punës me atë që është e lehtë dhe e thjeshtë,” thotë Johan Aqvist, kryetar i Komitetit Nobel për Kimi.

Barry Sharpless, sipas BBC e ka fituar për herë të dytë çmimin Nobel. Hera e parë ishte në 2001 për katalizatorët kiralë.

Carolyn Bertozzi, e cila ishte pioniere e punës mbi kiminë bioorthogonale, është gruaja e tetë që fiton Nobelin e Kimisë.

Çmimi i vitit të kaluar shkoi gjithashtu për dy shkencëtarë që zhvilluan mjete për ndërtimin e molekulave./tvklan.al

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme