Pedagogët në protestë, tërhiqet Rama: Do iu rritet paga me 7%! Ç’deklaronte dy javë më parë

Kryeministri Edi Rama reflekton pas protestës së pedagogëve. Teksa pedagogët po protestojnë para universitetit Politeknik, Rama ka njoftuar se do të rrisë pagat e tyre me 7% javën e ardhshme.

Ai u shpreh se vendimi do të merret në mbledhjen e qeverisë, që do të mbahet të mërkurën e ardhshme. Gjithashtu shtoi se do të jetë vetë universiteti ai që do të ketë autonomi brenda kuotës 7%. Rama nuk i kurseu as kritikat ndaj pedagogaëve.

“Atyre që dalin në rrugë dhe kërkojnë rritje page ju them që nuk jeni mësues, as mësues gjimnazi dhe as mësues 9-vjeçareje. Nuk jeni as mjekë as infermierë. Gjithë këta, nuk jeni as punonjës policie dhe as ushtarakë. Nuk jeni as pensionistë. Të gjithë këta marrin një pagë dhe një pension fiks.

Ndërkohë që pedagogët janë në hapësirë të ndërmjetme mes mbështetjes shtetërore dhe horizontit ku mjafton të duash dhe ia bën vetes rrogën edhe 5-fish. Me fondet e tjera. Janë fondet e vetëfinancimit. Janë fondet europiane dhe të universiteteve të tjera private ku shkohet dhe bëhet dhe mësim. Këtu ka një histori tjetër të pagave të deklaruara pjesërisht. Kemi paga që nuk përkojnë me të vërtetën. Por nuk është ky problem. Por këtu ka një fakt. Do të bëjmë një rritje pagash të mërkurën a të enjten prej 7% por do i  njohim universitetit të drejtën për të rritur pagën sipas vendimmarrjes së vet. Nuk janë të gjithë njësoj. Universiteti është autonom, zhvillohet në një hapësirë të ndërmjetme mes shtetit dhe tregut”, tha Rama.

Ndërsa më herët, Rama deklaronte prerë se “me forcë e ultimatime kësaj qeverie nuk i merret gjë”. Por duket se paralajmërimi i pedagogëve për përshkallëzim të protestës në bojkot të vitit të ri akademik, e ka bërë Ramën që të reflektojë dhe të tërhiqet.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme