Kjo është arsyeja pse dialogu u avancua në nivel presidentësh

Nga sot, dialogu në mes të Serbisë dhe Kosovës, shkon edhe një hap tutje. Për herë të parë negociatat me ndërmjetësim ndërkombëtar, në mes të dy vendeve, do të zhvillohen në nivelin më të lartë të përfaqësimit, president dhe kryeministër së bashku. Burimet diplomatike evropian në Bruksel kanë thënë për Beta’n serbe se ardhja e delegacioneve nga Kosova dhe Serbia në nivelin më të lartë është shenjë e cila premton se perspektiva e dialogut do të konfirmohet bindshëm, përcjellë gazetametro.net.

Këto burime kanë pretenduar se është e qartë se të dyja palët dëshirojnë të hyjnë në Bashkim Evropian dhe të sqarojnë në mes veti se deri ku është arritur në dialog dhe se cilat janë shanset që të avancojë më tutje procesi i normalizimit të marrëdhënieve të Prishtinës dhe Beogradit duke marrë parasysh ashpërsimin e paradokohshëm. Vucic ka thënë se nuk pritet shumë nga takimi i sotëm, por pret qetësimin e situatës. Ai ka shtuar se bisedimet do të jenë shumë të vështira sepse ka humbur besimin në Prishtinë dhe se pret në rend të parë mesazhet e qarta të BE për përdorimin e armëve. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se takimi në Bruksel është takim në nivelin e lartë politik ndërshtetëror, dhe se janë krijuar kushtet se këto dy vende të hyjnë në proces të normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore, pas provokimit të rëndë të Serbisë me arrestime, tren dhe murin në Mitrovicë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme