Klopp flet pas barazimit: Arsenali ishte me fat në Anfield pasi fituan një pikë

Klopp thotë se Arsenali ishte me fat në Anfield pasi fituan një pikë.

Liverpool dhe Arsenal kanë zhvilluar një ndeshje spektakolare në Anfield ku në fund nuk pat fitues pasi skuadrat luajtën baras 2-2.

Lideri aktual i Ligës Premier, Arsenal pati epërsi prej dy golave, por vendasit u rikthyen në lojë duke barazuar gjithçka me anë të Mohamed Salah e Roberto Firmino.

Vlen të theksohet se në këtë duel për The Reds penalltinë e humbi egjiptiani Mohamed Salah që gjuajti jashtë portës.

Trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp e ka cilësuar ndeshjen ndaj Arsenalit si spektakolare, derisa tha se për mysafirët një pikë e fituar në Anfield është shumë e mirë.

“Ishte një ndeshje e hapur, plotësisht e hapur. Ata shënuan në situatën e parë që patën dhe më pas bënë të dytin. Reagimi ynë ishte pozitiv. Ishte një lojë spektakolare në fund”, deklaroi Klopp për “Sky Sports”.

“Arsenali bëri mirë, por duhej të humbiste, një pikë për ta është shumë e mirë. Kishim disa mundësi për të shënuar, por nuk arritëm të finalizonim si duhet. Ai gol i shpejtë i ndihmoi shumë. Ishte ambient i pabesueshëm”, tha Klopp.

Tutje Klopp tha se dominuan dhe më e pakta që merituan nga kjo sfidë ishte një pikë, pasi kanë mundur ta fitojnë krejt ndeshjen.

“Papritmas, ne po dominonim lojën, e meritonim të paktën një pikë. Nëse Konate do të përdorte kokën në rastin e fundit, do të ishte gol. Ndoshta ka rrëshqitur. Ai kishte mundësinë për të na dhënë fitoren”, u shpreh Klopp.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme