Komuna e Prishtinës jep 149 leje ndërtimi për 11 muaj

Komuna e Prishtinës ka lëshuar 149 leje ndërtimi gjatë 11 muajve të parë të këtij viti, përderisa gjatë së njëjtës periudhë kohore ka ndërmarrë 34 aksione rrënimi të ndërtimeve pa leje.

Adonis Tahiri, zyrtar për media në Komunën e Prishtinës, ka thënë për gazetën se të gjithë aplikuesit që I kanë plotësuar kushtet e kërkuara sipas Ligjit të ndërtimit, rregulloreve dhe planeve rregulluese në fuqi janë pajisur me leje të ndërtimit, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Si rezultat i kësaj, Drejtoria e Urbanizmit në 11 muajt e parë të këtij viti ka lëshuar 149 leje për ndërtim”, ka thënë Tahiri.

Ai ka thënë se lejet e lëshuara ndërtimore janë të ndryshme, varësisht prej interesave që kanë aplikuesit, qoftë për shtëpi, banesa kolektive, lokale afariste, e të ngjashme

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme