Konfiskohen 27.700 euro të falsifikuara në Tabanovc

Në vendkalimin kufitar Tabanovc është penguar tentim për nxjerrje nga shteti të 27.700 eurove të falsifikuara.

Drejtoria e doganave sot kumtoi se rasti u zbulua dje rreth orës 7 në mëngjes.

Paratë janë gjetur në një automjet me targa serbe. Janë fshehur mes sediljeve të para.

“Nëpunësit doganorë kanë vërejtur se ka 39 banknota nga 100 euro me numër të njëjtë serik, pastaj kanë vërejtur edhe se 39 banknota prej 200 eurove kanë numër të njëjtë serik, si dhe se 32 copë nga 500 euro po ashtu kanë numër të njëjtës serik. Gjatë kontrollit me UV lampë u konstatua se devizat janë me cilësi të dobët dhe janë të falsifikuara”, informoi Drejtoria e doganave.

Nga procedura e zbatuar parahetuese, janë grumbulluar dëshmi të cilat tregojnë se personi vetë i ka falsifikuar paratë. Kundër tij është parashtruar padi penale për falsifikimin e parave dhe ai u privua nga liria. Ai u dërgua para gjykatësit për procedurë paraprake në Gjykatën themelore në Kumanovë, e cila i shqiptoi masë kujdesi – marrje të përkohshme të dokumentit për udhëtim me obligim që të paraqitet në gjykatë dy herë në javë

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme