Kosova e Serbia mund të mos dialogojnë deri në vjeshtë

Raund të ri të dialogut në nivelin më të lartë midis Beogradit dhe Prishtinës, sipas të gjitha gjasave, nuk do të ketë deri në vjeshtë.

Deri te shtyrja e bisedimeve nuk do të vijë për shkak të Rezolutës së Kuvendit të Kosovës për pezullimin e dialogut derisa të anulohen të gjitha urdhër-arrestet serbe kundër shqiptarëve, por për shkak të procesit zgjedhor presidencial në Serbi.

Aktualisht në Serbi është duke u zhvilluar fushata për zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen më 2 prill.

Përvoja nga e kaluara tregon se Brukseli nuk ka iniciuar takime në nivelin më të lartë gjatë fushatës zgjedhore, edhe pse më pas janë mbajtur raunde të bisedimeve teknike, shkruan “Novosti”, transmeton Telegrafi.

Ndërsa, shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka paralajmëruar një betejë tjetër të Serbisë në vjeshtë lidhur me Kosovën.

Ai ka thënë se në vjeshtë Serbinë e pret beteja për mbrojtjen e integritetit të saj territorial, duke pasur parasysh se Kosova sërish do ta riaktualizojë kërkesën për anëtarësim në UNESCO.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme