Pas miratimit të Ligjit për Marrëveshjen Financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, Kosova ka përfituar 78 milionë euro.
Këto para do të përdoren për hapjen e vendeve të reja të punës, zhvillimin ekonomik, luftën kundër korrupsionit dhe për qeverisje më të mirë në Kosovë, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë.