Kosovarët shumë shpesh po e vërtetojnë që janë marakli të veturave të mira dhe të shtrenjta, ku lloje të tilla nuk po mungojnë në rrugët e vendit.
Sot në parkingun e një qendre tregtare janë parë të parkuara katër vetura super luksoze, ku secila prej tyre është më e shtrenjtë se tjetra. Bëhet fjalë për një Bentley, një Ferrari dhe dy Porsche.
Të gjitha këto vetura kanë tabela të regjistrimit RKS, gjë që fakton se pronarët e këtyre veturave janë kosovarë.
Çmimi i një Bentley Continental GT sillet afër 150 mijë euro, i Ferrarit afër 200 mijë euro, ndërsa dy Porschet po ashtu kapin çmimin e 200 mijë eurove.
Këto çmime e dëshmojnë edhe një herë që kosovarët janë të flakët pas makinave luksoze.
Më poshtë mund t’i shkoni pamjet: