Në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, në Stacionin Hekurudhor në Arbon, Kantoni Thurgau, një kosovar i moshës 55 vjeçare është goditur nga treni i mallrave. Ai ka pësuar lëndime të rënda në kokë nga të cilat ka vdekur në vendin e aksidentit, shkruan tagblatt.ch.
Sipas njohurive të deritashme të Policisë së Kantonit, personi fatkeq, pak pas orës 4 të mëngjesit ishte ndodhur në trasenë në mes të mbikalimit hekurudhor dhe stacionit hekurudhor të Arbonit. Ai është goditur nga treni i mallrave që po lëvizte në drejtim të Romanshornit, transmeton albinfo.ch. Përkundër ndihmës së ofruar nga personeli mjekësor, kosovari nuk ka mundur t`u rezistojë lëndimeve të rënda të kokës.
Rrjedha e saktë e aksidentit është duke u sqaruar. Ekspertët e shërbimit teknik kriminalistik i kanë siguruar gjurmët në vendin e aksidentit ndërsa policia lut dëshmitarët që të paraqiten në stacionin e Policisë Kantonale në Arbon.