Kouchner: UÇK përshkruhej si organizatë e egër, Franca e donte Serbinë (VIDEO)

Sakte.net  /  E enjte, 13 Tetor 2016  –  10:11

Ish-kryeadministratori i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, gjatë viteve 1999-2000, Bernard Kouchner, ka thënë se Franca ka qenë në pozitë shumë të vështirë në kohën e luftës në Kosovë. Ai ka thënë se Franca asokohe kishte marrëdhënie shumë të mira më Serbinë.

“UÇK luftonte për çlirimin e Kosovës  që përshkruhej në perëndim si një grup njerëzish të egër. Duhet kuptuar që Franca kishte një marrëdhënie të veçantë me Serbinë. Franca dhe Serbia ishin shumë të lidhura. Ushtria franceze kishte një numër të konsiderueshëm serbësh, jugosllavësh në atë epokë. Dhe jugosllavët për Francën ishin njerëz të hapur ndaj botës, ishte një komunizëm më i butë dhe më i hapur, më të lirë. Unë kam qenë me studentë komunistë dhe sikurse jua thashë kam qenë anti-stalinistë. E pata vizituar Jugosllavinë në vitet ’60 dhe më dukej mirë”, ka thënë Kouchner në një intervistë për ëmisionin Opinion në TV Klan.

Ai ka thënë se lufta në Kosovë dallonte nga ajo mes Serbisë, Kroacisë dhe Bonjës. Sipas tij, serbët dhe shqiptarët në Kosovë kishin dallime të mëdha.

“Në Kosovë lufta qe e ashpër, në Kosovë lufta ishte më e egër. Ishin milicët serbë që vrisnin dhe ushtria e kosovarëve dhe 1 milion njerëz që largoheshin nga vendi i tyre për të ardhur tek ju, disa shkuan në Maqedoni apo në Mal të Zi për t’u strehuar pasi i shpëtuan barbarizmave dhe vrasjeve të milicisë serbe”, ka thënë ai.

“Pra, kishte dy zgjidhje, ose do të arrinim njëfarë marrëveshjeve dhe t’i linim të bashkëjetonin kosovarët dhe serbët ose duheshin ndarë nga njëri-tjetri. lufta qe e mizore dhe urrejtja mjaft e egër. Pas disa vitesh tentativash, unë personalisht, brenda një muaji apo dy u binda që nuk ishte e mundur bashkëjetesa. Ndryshimet kulturore, kulturore ishte një emër për të maskuar divergjencat familjare, luftërat, përplasja qe shumë e fortë.  Kosovarët nuk donin t’i lejonin që serbët të ktheheshin. Racizëm të theksuar i karakterizonte ta dyja palët. Duhet përmendur edhe influenca e Perandorisë osmane, për 4 shekuj. Me pak fjalë komuniteti ndërkombëtar vendosi se ndarja qe zgjidhja më e mirë, por aspak e thjeshtë. Unë kam qenë më afër kulturës serbe sesa për kosovarët. Ne vendosëm se ishte më mirë që t’i ndanim nga njëri-tjetri”, ka shtuar ai.

Ai ka folur edhe për integrimet evropiane të vendeve të Ballkanit.

“Bashkimi evropian është zgjeruar goxha dhe në bashkimin evropian ka një Serbi, një Kroaci dhe Kosova mund të krijonte federatat që donte, ky ishte vizioni ynë i bukur. Krocia është tashmë pjesë e Evropës së bashkuar. Serbia duhet të hynte. Kosova ndoshta, ju gjithashtu, por Evropa nuk po shkon mirë”, ka thënë ndër tjera ish-kryeadministratori i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, në misionin e UNMIK-ut, Bernard Kouchner.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme