Krasniqi kërkon dorëheqjen e përgjegjësve që degraduan arsimin

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma-s për Kosovë, Jakup Krasniqi ka vlerësuar se njerëzit që e kanë degraduar arsimin dhe edukimin e njeriut tonë, që i lënë njerëzit pa dinjitet e integritet, duhet të japin përgjegjësi e jo të na dhënë ligjërata koti.

Krasniqi këtë vlerësim e ka bërë në një shkrim të postuar në Facebook, pas publikimit të raportit të PISA-s

Ky është plotë i Krasniqit:

A U DESHTË PISA QË TE NA I HAPË SYTË?

U mendova goxha gjatë: të them apo mos të them diçka për Raportin e PISA-së! Pasi folën ata që e kanë sjellë në ketë deregje arsimin dhe edukimin, pse mos të flas edhe unë që aq shumë e desha arsimin dhe edukimin dhe punova tepër pak në procesin e arsimit. Athua u dështë të vie ky raport i PISA-së që ta shtronim në rend të ditës, segmentin më të rëndësishëm të zhvillimit e të progresit në vendin tonë, segmentin më të rëndsishëm të arsimit e të edukimit te kombit tonë?! Njerëzit që e kanë degraduar arsimin dhe edukimin e njeriut tonë, që i lënë njerëzit pa dinjitet e integritet, duhet të japin përgjegjësi e jo të na dhënë ligjerata koti?! Ata që e kanë katandisur në ketë nivel arsimin dhe edukimin, kurrë, kurrë, nuk mujnë ta nxjerrin nga kjo gjendje e mjerë. Madje këta as nuk dinë e as nuk d ojnë të bëjnë më mirë. Te tillëve, vetëm errësira e pa dija mund t’ua ruaj privilegjet e fituara me muskuj!

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme