Shqipëria ka përjetuar një javë dramatike pas tërmetit të fuqishëm të së martës.
Ndonëse sizmiologët i kanë konsideruar si normale paslëkundjet, shumë qytetarë kanë zgjedhur të flenë në makina dhe jo në banesat e tyre.
Vendet me aktivitet sizmik të lartë kanë shpikur mjete alternative për të reduktuar rrezikun e lëkundjeve të fuqishme.
I tillë është një krevat i krijuar apostafat për t’i mbrojtur njerëzit nga tërmeti. Ai funksionon në formën e një sënduku që hapet pas nisjes së lëkundjeve, ndërkohë që dysheku bie bashkë me ju.
Mbyllja e krevatit bëhet falë sensorëve që ndjejnë lëkundjet në ambientin përreth.
Në këtë video të animuar shfaqen një seri modelesh të krevatëve që i mbrojnë banorët nga tronditjet, por nuk janë zgjedhja e duhur për personat klaustrofobik.