Krim i rëndë në Durrës, i riu vret me armë gjyshen, pastaj veten

Një krim ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të qytetit të Durrësit.

Një vrasje dhe më pas një vetëvrasje kanë ndodhur pranë Muzeut të Dëshmorëve.

Mësohet se një i ri ka qëlluar dhe ka vrarë me armë gjyshen e tij Hyrme Curri, 80 vjeçe. Më pas Ersid Curri, 25 vjeç ka qëlluar veten.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie.

Shtëpia ku ndodhi vrasja mësohet se i kishte dyert e mbylluara me çels. Gjyshja nuk i është përgjigjur telefonatave dhe për këtë arsye, familjarët kanë njoftuar policinë.

Kur kane shkuar tek banesa, policia ka shpërthyer dyert duke gjetur dy viktimat. Aty është gjetur dhe një armë automatik ‘Kallashniko’.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme