“Krim shtetëror ndaj News24, drejtësia të veprojë menjëherë”, Bardhi: E paimagjinueshme të merren materialet e redaksisë pa vendim gjyqësor!

Bastisja e redaksisë së News24 nga policia dhe ushtria po bën xhiron e rrjetit, ku shumë politikanë, avokatë, personazhë publikë po reagojnë fuqishëm nga dhuna shtetërore.


Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar përsëri kur ka parë kamionët duke ngarkuar sendet dhe dosjet personale të gazetarëve, duke e quajtur krim shtetëror.

Reagimi i Gazment Bardhit:

E paimagjinueshme të merren materialet e redaksive mediatike pa asnjë vendim apo kontroll gjyqësor. Ky është një krim shtetëror që po ndodh para kamerave dhe që ka përgjegjës. Konfiskime pa gjyq bëhen vetëm në regjime diktatoriale. Drejtësia duhet të veprojë menjëherë!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme