Përplasje në oborrin e News24, kamionët e ushtrisë largojnë pajisjet! Pas plaçkitjes Ardi Veliu i fshihet gazetarëve

Teksa kamionët e ushtrisë qëndrojnë në oborrin e medias më të madhe informative në vend, News 24, një përplasje e tensionuar ka ndodhur mes gazetarëve dhe personave që kanë marrë nën kontroll ambientet e televizionit.


Ardi Veliu është parë duke u shmangur nga përballja me gazetarët, ndërsa qëndronte pranë fundit të kolonës së kamionëve të ushtrisë, të cilët, sipas dëshmive, kanë marrë çdo send të gjetur brenda ambienteve të TV-së.

Gazetarët raportojnë se, përveç pajisjeve të punës, janë konfiskuar edhe materiale personale dhe dosje të rëndësishme që lidhen me afera korruptive.

Në vendngjarje, tensionet u shtuan kur gazetarët u përplasën edhe me shoferët e kamionëve. “Çfarë pune keni me kompjuterin tim?”, iu drejtua një gazetar njërit prej tyre.

Ngjarja vjen pasi gjatë ditës, IKMT ndërhyri në ambientet e News 24, ndërsa pasdite aty mbërritën edhe kamionët e ushtrisë, të cilët, sipas akuzave, kryen plaçkitje të hapur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme