Kryeministri i Kanadasë ndihmon një person me aftësi të kufizuara për të zbritur shkallët

Pas vizitës së bujshme në Shtëpinë e Bardhë, Kryeministri i Kanadasë vazhdon të rrëmbejë zemrat e të gjithëve.


Të mërkurën, udhëheqësi liberal ishte në një stacion metroje në Montreal dhe nuk hezitoi të bënte një akt mirësie që është përshëndetur nga e gjithë bota.

Duke qenë se ashensorët në stacion ishin jashtë përdorimit, ai ndihmoi një person me aftësi të kufizuara të zbriste nëpërmjet shkallëve lëvizëse.

Së bashku me një person tjetër, lideri simpatik është kapur duke mbajtur në krah karrocën e personit me aftësi të kufizuara, të cilin madje e ka shoqëruar deri te metroja.

Fotot nga vendngjarja janë shpërndarë nga miliona përdorues në Twitter.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme