Papa Françesku: Më mirë të jesh ateist, se katolik hipokrit

Papa Françesku të enjten ka kritikuar edhe një herë ashpër disa nga anëtarët e kishës së tij, duke sugjeruar që është më mirë të jesh ateist sesa të jesh një nga “shumë” katolikët që janë hipokrit.


“Është skandal të thuash diçka, ndërsa të veprosh krejt diçka tjetër”. Kjo është jetë e dyfishtë”, u shpreh Papa, raporton Reuters, transmeton gazetametro.net

Ai ka propozuar që ata njerëz që thonë fjalë si “unë jam katolik, unë shkoj gjithmonë në meshë”, të thonë poashtu “jeta ime nuk është katolike, unë nuk i paguaj mirë punëtorët e mi, unë i shfrytëzoj njerëzit, unë bëj punë të pista, e shpëlarje parash”.

Ai tutje shtoi se ka shumë besimtarë katolikë të tillë që kanë shkaktuar skandale.

“Sa shpesh e kemi dëgjuar se nëse ai person është katolik, atëherë më mirë të  mos ketë besim fare, apo të jetë ateist”, u shpreh ai.

Përndryshe, që prej zgjedhjes së tij në krye të Vatikanit në vitin 2013, Papa Françesku ka porositur shumë herë katolikët që të veprojnë atë çka religjioni i tyre e përkrah.

Madje, më pak se dy muaj pas zgjedhjes së tij, ai tha se katolikët duhet t’i shohin ateistët si njerëz që kanë vepra të mira. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme