Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka siguruar se vendi nuk do të shkojë në zgjedhje deri në vitin 2018
Ai tha se koalicioni është stabil dhe se qeveria po punon vazhdimisht.
“Zgjedhjet e reja janë në vitin 2018 ndërkaq ato lokalet janë vitin e ardhshëm. Jemi duke punuar me përkushtim në punë të tjera”, ka thënë Mustafa.
Këto deklarata, Kryeministri Mustafa i bëri gjatë vizitës së tij në Mitrovicë, ku ka takuar kryetarin Agim Bahtiri.