Një asamblist i Skenderajt ka lëshuar sot akuza të forta në drejtim të kryetarit të Komunës, Bekim Jashari.
Malsor Bejta, këshilltar në Kuvendin Komunal të Skenderajt, nga radhët e Iniciativës Qytetare “Dyzetenjëmijë”, ka thënë se Jashari po synon të instalojë diktaturë në Skenderaj.
Bejta, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka thënë se Jashari sot u ka pamundësuar asamblistëve të flasin.
Madje, sipas tij, kryetari i Komunës ka ironizuar me brengat e shfaqura nga asamblistët.
Bejta po ashtu ka akuzuar Jasharin për blerje të votave nga asamblistë të ndryshëm, për t’i realizuar qëllimet e tij.
Shkrimi i plotë i Bejtës në Facebook: