Kthjellime dhe vranësira, temperaturat do rriten në mesditë. Ja si do jetë moti

Vendi ynë do të përfshihet nga moti i qëndrueshëm duke sjellë në orët e para të ditës alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, të cilat do të krijojnë mundësi për momente me pika shiu në zonat Jugore. Po ashtu edhe në orët në vijim territori shqiptar në pjesën më të madhe do të mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave.


Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -5 gradë celcius në 15 gradë celcius.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor-Juglindor, duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme