Resulaj: Dokumenti i Pavarësisë u pa për herë të fundit në 25-vjetorin e saj

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, studiuesi Resul Resulaj foli mbi dokumentat e rralla të disa qyteteve që i paraprinë Pavarësisë së Shqipërisë, kush i përfaqësonte këto dokumente dhe rëndësinë e tyre.


“Dokumentet e siguruara janë mandate të përfaqësimit të delegatëve të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, që janë grumbulluar dhe firmosur nga paria e qytetit dhe janë deleguar në Kuvendin Kombëtar të Vlorës. Janë dokumenta me rëndësi të pazbuluara deri më sot. Janë grumbull prej 6 dokumentash nga një fond prej 30 mandatesh në total, që ishin mandate përfaqësimi të krahinave apo qyteteve të ndryshme. Në 25 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kemi herën e fundit që është parë publikisht dokumenti i shpalljes së Pavarësisë, i cili u ekspozua dhe u fotografua, e më pas u shpërnda në shumë kopje. Është shumë ironike se që prej shpalljes së Pavarësisë prej 1912 e deri në 1937, protagonist ka qenë Ahmet Zogu që ka patur rol të rëndësishëm, pasi ishte baraktar në Mat dhe zonën e Dibrës. Ndërsa në 1937, në 25 vjetor ishte mbreti i shqiptarëve”, -tha Resul Resuli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme