Kujdes kur blini makina të përdorura, zbulohet mashtrimi

Pas përfundimit të operacionit “Vin: Number” ku u sekuestruan gjithsej gjashtë automjete dhe dy motorë të trafikuar, Policia e Tiranës zbulon mekanizmin si hynin këto automjete në Shqipëri.

Sipas informacioneve të marra nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme, mësohet se këto makina janë sekuestruar, pasi kanë rezultuar me numër shasisë të ndërruar dhe dokumentet e automjeteve të falsifikuara, të cilat më pas u janë shitur shtetasve shqiptarë, shkruan “Syri”.

Mekanizmi klasik i hyrjes së automjeteve në Shqipëri bëhej nga shtetas të huaj, të cilët merrnin automjetin e tyre dhe përshkruanin rrugën tokësore kryesisht nga Mali i Zi ose nga pikat e kalimit kufitar në vendin tonë.

Qëllimi i shtetasve të huaj ishte trafikimi i këtyre mjeteve, duke bashkëpunuar me persona që merren ilegalisht me trafikimin dhe falsifikimin e dokumenteve si dhe gjetjen e blerësve.

Sapo makina hynte në Shqipëri, këta shtetas të huaj në bashkëpunim më shtetas shqiptarë, të specializuar për falsifikimin e vulave dhe stampave, vepronin edhe me persona të tjerë duke bërë të mundur ndryshimin e numrit të shasisë dhe numrin elektronik që ndodhet në paketën qendrore të mjetit (çentralina).

Në momentin që bëhej e mundur ndërhyrja në numrin e shasisë së mjetit shtetasit e huaj ktheheshin në vendin e origjinës dhe denonconin mjetin e tyre si të humbur ose të vjedhur.

Procedurat e tjera ndiqeshin nga bashkëpunëtorët shqiptarë duke tjetërsuar të dhënat e automjetit.

Pasi i ndryshonin numrin e shasisë dhe të dhënat e tjera, i regjistronin këto mjete me emra të ndryshëm siç ishte një blerës shqiptar duke vijuar më tej në bazë të procedurave standarde për marrjen e pronësisë së mjetit.

Duke zhdoganuar makinën vijonte dhe kontrolli fizik i mjetit e më pas regjistrimi i automjetit në D.R.SH.T. RR ( Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor)

Pasi kryheshin të gjitha këto procedura shtetasit e huaj denonconin në vendin e tyre se u kishte humbur makina në mënyrë të tillë që të përfitonin nga sigurimi kasko që kishin për makinën e tyre në rast vjedhje.

Në bazë të informacioneve të marra nga Policia e Tiranës në bashkëpunim edhe me Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor u zbulua skema si trafikoheshin këto automjete .

Nga ky operacion u vu re se pjesa më e madhe e blerësve kishin dijeni që këto automjete ishin të trafikuara, ndaj u bëhet thirrje qytetarëve të mos bihen pre e këtyre rrjeteve të trafikimit për të përfituar automjet me çmim më të lirë.

Policia apelon çdo qytetar që përpara së të blejnë një automjet të kenë parasysh çmimin referent të makinës që dëshirojnë në mënyrë të tillë që të mos mashtrohen nga trafikantët e automjeteve.

Qytetarët duhet të konfirmojnë diferencat në çmim për blerjen e makinës si dhe në rast dyshimi të shkojnë tek një servis i besuar për të vërejtur nëse ka ndërhyrje ose ndryshime në numrin e shasisë së automjetit.

Në rast se vënë re dëmtime në numrin e shasisë të vijnë menjëherë në stacionin më të afërt policor dhe të denoncojnë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme