Kundërpërgjigjet Rusia, pezullon marrëveshjen me SHBA-të

Rusia ka pezulluar marrëveshjen e nënshkruar me SHBA-të për parandalimin e ngjarjeve të padëshiruara dhe për ofrimin e sigurisë gjatë operacioneve ajrore në Siri

Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi se ka pezulluar marrëveshjen me SHBA-të që ofron parandalimin e ngjarjeve të padëshiruara dhe që ofron sigurinë gjatë operacioneve ajrore në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga MPJ e Rusisë, duke e cilësuar si një sjellje të pamenduar goditjen e SHBA-ve ndaj bazës ajrore të regjimit në Siri thuhet se “E kemi shprehur disa herë se jemi të gatshëm për bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar. Por nuk mund të pranojmë kurrë veprimet jolegjitime kundër qeverisë legjitime të Sirisë.”

Në deklaratë theksohet se Rusia ka pezulluar marrëveshjen e nënshkruar me SHBA-të për parandalimin e ngjarjeve të padëshiruara dhe për ofrimin e sigurisë gjatë operacioneve ajrore në Siri.

Ndër të tjera në deklaratën ku pretendohet se SHBA-ja kishte planifikuar më parë të sulmonte bazën ajrore të regjimit që para sulmit me armë kimike nga regjimi i Asadit në Idlib, janë bërë vlerësimet se “Përjetimet në Idlib janë përdorur si arsye për shfaqje të forcës së SHBA-ve.”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme