Kusari-Lila: Partia e Re nis funksionimin në fillim të vitit 2017

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila, thotë se ndërrimin e moteve do e pres në qytetin e Gjakovës me qytetarë, bashkëpunëtorë dhe më pas do të bëj vizita institucioneve, atyre që kujdesen që çdo gjë të shkoj mbarë në përmbyllje të vitit.

 

Në një intervistë për lajmi.net, Kusari- Lila ka numëruar të arriturat e vitit në komunën e saj, duke theksuar se viti 2016 është viti më i suksesshëm për Gjakovën që nga paslufta në mbledhjen e të hyrave vetanake, ku janë inkasuar afër 2 milionë euro.

Gjithashtu, kryetarja e vetëm femër në Kosovë, tashmë është pjesë e “Partisë së Re” së bashku më Ilir Dedën, ajo ka thënë se puna zyrtare e kësaj partie do të filloi në fillim të këtij viti. Ajo bëri të ditur se do të ketë shumë emra të ri që do të jenë pjesë e partisë më të re në Kosovë, për më shumë