Kush është Iliaz Çali, viktima e atentatit në Tiranë, i shpallur në kërkim nga policia për drogë

Një atentat me armë është bërë mbrëmjen e së dielës në aksin Tiranë-Durrës përballë DHL-së, ku viktimë ka mbetur Iliaz Çali.


Viktima është qëlluar ndërsa lëvizte me një mjet “Land Rover”.

Targat e mjetit me të cilat ai lëvizte janë AB 998 AS, i cili ishte shitur nga Hekuran Xhixha në një pikë ku jepen mjete me qira.

Iliaz Çali nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi në 2 korrik të vitit 2016-të pas grabitjes së parave në aeroportin e Rinasit, forcat policore duke ushtruar kontroll në të gjitha banesat, gjatë kontrollit rastësor në kërkim të pistave që mund t’i çonin tek grabitësit e parave, gjetën në një banesë 682 rrënjë kanabis.

Në atë periudhë policia vuri në pranga Xhemile Çalin si dhe shpalli në kërkim djalin e saj Iliaz Çali.

Ndërkohë për ngjarjen e së dielës policia ka ngritur postoblloqe në disa si dhe po këqyr kamerat e sigurisë për të zbuluar më shumë rreth ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme