FOTO/ Ky është Iljaz Çali që u ekzekutua mbrëmjen e djeshme me breshëri plumbash në aksin Tiranë – Durrës

Kryeqytetit u trondit gjatë orëve të vona të së dielës pasi një atentat ka ndodhur në rrugën dytësore Tiranë – Durrës pranë mbikalimit të Rinasit.


Iljaz Çali, është ekzekutuar me një breshëri plumbash teksa ishte duke drejtuar automjetin në pronësi të shtetasit me iniciale H.Xh nga Fushë –Kruja. Nga verifikimet e grupit hetimor raportohet se makina ishte marrë me qira nga viktima Iljaz Çali.

Pas ekzekutimit të të riut, mjeti me të cilin lëvizte ka ecur pa kontroll për disa metra dhe më pas ka përfunduar anës rrugës. Fillimisht u dyshua për aksident, por kur policia pa gëzhojat në vendin e ngjarjes, pa që ishte një atentat

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po bën krehjen e zonës për të kapur autorët. Në vendin e ngjarjes ka prani të madhe të forcave të policisë dhe ambulancës. Grupi hetimor po punon duke marrë të gjitha provat nga vendi i ngjarjes.Janë ngritur pika kontrolli në Durrës, Elbasan e Lezhë për kapjen e autorëve

Por 37-vjeçari nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai është arrestuar në vitin 2016, pak ditë pas grabitjes së parave në Aeroportin e Rinasit. Policia kontrolloi në atë periudhë dhjetëra banesa të personave të dyshuar për grabitjen dhe gjatë atyre kontrolleve gjeti në shtëpinë e Çalit 682 rrënjë kanabisi.

Në atë operacion, iu vunë prangat menjëherë së ëmës së tij Xhemile Çalit, kurse i biri që nuk u gjet në shtëpi, u shpall në kërkim dhe u arrestua kohë më vonë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme