Kush ishte Naser Makolli, i burgosuri që vdiq në burgun e Lipjanit

Naser Makolli, burri që vdiq sot në Lipjan ishte i dyshuar për vrasje të rëndë në ndihmë.

Në janar të vitit 2016, bashkë me Xhevat Hysenaj dyshoheshin për vrasjen e Egzon Mazrekut, djalit 22-vjeçar të familjes Mazreku nga fshati Sopi e Suharekës.

Njerka e Egzonit, për KTV, kishte treguar se si kishte ndodhur ngjarja. Familjarë të tjerë dyshonin se personi që qëlloi në Egzonin dhe babanë e tij, Naimin, kishte hyrë në shtëpi për të vjedhur.

Egzon Mazreku, babai i tij, Naimi 47-vjeçar, dhe anëtarët tjerë të familjes ishin duke ngrënë darkë kur kishin dëgjuar një zhurmë brenda shtëpisë së tyre. Pas përleshjes, Egzoni mbeti i vdekur në vend, kurse i ati i tij ishte plagosur.

Xhevat Hysenajt dhe Naser Makollit i ishte caktuar masa e paraburgimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme