Kuvendi i bllokuar, deputetët në “pushim”

Vendimi i kryesuesit të seancës konstituive Trajko Veljanovski për ta shpallur të enjten ditë jo pune për deputetët, sipas ekspertëve është i palogjikshëm në kohën kur vendi ndodhet në një situatë të këtillë. Jane Dimeski nga Instituti për demokraci, vlerëson se është i palogjikshëm privilegji që marrin deputetët kur e enjtja është ditë pune për të gjithë qytetarët tjerë. Megjithatë sipas Dimeskit, kjo është një strategji tjetër për zgjatjen e seancës. E habitshme, sipas tij, është heshtja e shumicës parlamentare.

Ishte e habitshme ajo që Kuvendi zgjodhi sot të mos punojë. Sot është ditë pune për të gjithë shtetin kurse kryesuesi i seancës konstituive, Trajko Veljanovski dje pas ndërprerjes së seancës u uroi deputetëve festën dhe caktoi vazhdim të seancës për të martën. Praktikisht u dhuroj deputetëve edhe një ditë shpesë jo pune që mendoj se është jashtë çdo logjike madje edhe jashtë-ligjore sepse dihet se cilat ditë janë jo pune në shtet dhe nuk e di pse deputetët do të duhet të jenë të privilegjuar në këtë drejtim. Megjithatë vlerësoj se kjo është pjesë e strategjisë që të zgjatet konstituimi i Kuvendit. Shumica e re parlamentare e udhëhequr nga LSDM-ja nuk kishte asnjë reagim për vendimin e kryesuesit për seancën – deklaroi Jane Dimeski, Instituti për demokraci.Alsat-M

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme