Kuvendi themelon departament për analiza ligjore

Sakte.net / e Hënë 26 Shtator 2016 / 13:38

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur për themelimin e një Departamenti për analiza ligjore në kuadër të Kuvendit.

Ky Departament i ri pritet të ndihmojë Komisionet Parlamentare me ekspertizë ligjore gjatë shqyrtimit dhe amandamentimit të projektligjeve.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se duke i forcuar kapacitetet për analiza ligjore, Kuvendi do të forcojë funksionin e vet ligjvënës duke nxjerr ligje më të mira.

“Ky Departament do të luaj rol të rëndësishëm për përafrimin e legjislacionit të Kosovës me Bashkimin Evropian për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit”, tha Veseli pas mbledhjes së Kryesisë.

Departamenti për hulumtime ligjore dhe ai për analiza buxhetore janë duke u themeluar në bashkëpunim me Institutin Nacional Demokratik, bazuar në praktikat e Kongresit Amerikan dhe Parlamenteve të avancuara të rajonit.