Ky ishte kushti i Qëndron Kastratit për serbin që u emërua nënkryetar i Kamenicës

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati nga Vetëvendosje, së fundi ka emëruar drejtorët e kësaj komune.

Kastrati ka emëruar edhe një serb në pozitën e nënkryetarit, ai është Bojan Stamenkovic.

Edhe pse fillimisht pati disa raportime që Stamenkovic është anëtar i Listës Serbe, ai ka mohuar se i takon ndonjë subjekti politik, duke thënë që do t’i përfaqësojë vetëm serbët, por jo edhe ndonjë parti.

Stamenkovic ka treguar edhe marrëveshjen që lidhi me Kastratin – duke thënë që e ka pasur kusht që të të mos jetë me ndonjë parti.

“Une deri me tani kam punuar ne Doganen e Republikes se Kosoves dhe e kam pas te ndaluar cfaredo kandidimi.Eshte obligim i imi qe te ju njoftoj se une nuk kam qene dhe nuk jam pjese e asnje subjekti, gje qe ka qene kusht edhe nga kryetari Kastrati. Une si nenkryetar i Komunes se Kamenices do te jeme perfaqesues vetem i komunitetit serb, por jo edhe i ndonje subjekti politik…”,shkruan ai në pjesën e fundit të publikimit.

Qëndron Kastrati me ekipin e tij ka përmbushur premtimin e tij, që në ekip të ketë barazi gjinore duke emëruar  më shumë gra se sa burra në ekipin e tij./GazetaBlic./

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme