Land Rover Defender në version shumë të veçantë

Kompania e njohur britanike Kahn Design dhe nën-brendi i saj Chelsea Truck Company kanë krijuar një version të ri shumë të veçantë të modelit legjendar Land Rover Defender.

Ky kreacion me ngjyrë portokalli “Lava” mban emrin Defender 2.2 TDCI XS 90 Station Wagon – The End Edition, transmeton Koha.net.

Për dallim nga modeli standard, ky Defender karakterizohet me mbrojtësit anësor të zgjeruar, maskën e përparme me logon “X-Lander”, mbrojtësin e ri të përparmë me drita të integruara, vrimat për ajër, etj.

Gjithashtu, versioni i ri i veçantë karakterizohet edhe me set të ri të rrotave Mondial 20-inç me ngjyrë të zezë “Volcanic”, gomat 275x55x20, sistemin e ri të shkarkimit të gazrave, amortizatorët e modifikuar, xhamat e errët, interier prej lëkure, ulëset e përparme GTB, orën Churchill, ndriçimin LED, timonin Kahn dhe pedalet nga alumini.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme