Nissani synon të shesë nga një milion vetura deri më 2022

Nissani synon të shesë nga një milion vetura në vit deri më 2022.

Sipas kompanisë, plani i quajtur “Nissan M.O.V.E to 2022” përfshin tetë modele elektrike.

“Strategjia jonë është pozicionimi i Nissanit në udhëheqjen e revolucionit të automobilizmit, teknologjisë dhe biznesit”, ka thënë një zyrtar i kompanisë për “auto-express”.

Nissan pret që modelet elektrike të zënë deri në 40 për qind të të gjitha shitjeve në Evropë dhe Japoni deri më 2022. Kjo pritet të rritet deri në 50 për qind deri më 2025.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme