LDK e Prishtinës vazhdon akuzat kundër Shpend Ahmetit

Asamblisti nga radhët e LDK-ës në Prishtinë, Flamur Shala ka drejtuar akuza të rënda kundër ndaj kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti, transmeton Koha.net.

Shala në FB ka thënë se Ahmeti nuk e përmbushi atë që kishte premtuar për kryeqytetin.

“Kryetari i Komunës së Prishtinës nuk arriti për tri vjet të ndërtojë qeverisje stabile dhe të zhvillimit në kryeqytet. Nuk arriti të përmbush planin vjetor të politikave të tij që duhej drejtuar Kuvendit të Prishtinës, të çështjeve për shqyrtim dhe aprovim. Nuk e realizoi planin të cilin e kishte propozuar vetë”, ka shkruar Shala.

“Kryetari i Prishtinës është dorëzuar nga dështimet e njëpasnjëshme të qeverisjes së tij. Kjo u pa më shumë nga 7 dorëheqjet e njëpasnjëshme të drejtorëve, nga 11 sish, që i kishte emëruar vetë. Ai dhe ekipi i tij qeverisës dështoi vizionin qytetar për Prishtinën”, përfundon Shala.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme