LDK thotë se Komuna e Prishtinës ka dështuar me investimet kapitale

Asamblisti i LDK-së në Komunën e Prishtinës, Flamur Shala, po konsideron se qeverisja e Shpend Ahmetit në Komunën e Prishtinës, ka dështuar me investimet kapitale.

Shala thotë se raporti nëntëmujor buxhetor i Komunës së Prishtinës, janar-shtator 2016, i dërguar në adresat elektronike të anëtarëve të Kuvendit, e që sipas tij do të duhej të debatohej në fillim të tetorit të këtij viti, shënon edhe një herë mbi dështimet në zbatimin e buxhetit të planifikuar, si në të hyra si në shpenzime, transmeton lajmi.net

“Është jashtë çdo norme që nga një buxhet prej afro 74 milionësh, me afro 34 milionë të planifikuara për investime kapitale, për nëntë muaj (janar-shtator) të shpenzohen vetëm 11 milion, (32.98 %). Kjo nuk do mend se qeverisja në Prishtinë është e dështuar dhe e kolapsuar”, deklaron Shala.

Ai ka shtuar se “duke i shënuar dështimet, raporti, jo të fshihet nëpër adresa në emër të transparencës, por të debatohet në Kuvendin e Prishtinës dhe para mediave publike”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme