Leao pritet transferohet te Liverpooli, kjo është super oferta

Rafael Leao pritet transferohet te Liverpooli.

Shkëmbim spektakolar, Leao në Anfield Road, ndërsa ylli i Liverpoolit në San Siro.

Sulmuesi portugez, Rafael Leao është njëri nga lojtarët më të kërkuar për momentin, falë paraqitjeve mbreslënëse me Milanin.

Leao u shpall lojtari më i mirë në Serie A sezonin e kaluar pas titullit të fituar me Rosonerët, ndërsa këtë sezon ka realizuar 9 gola dhe 9 asistime në 31 ndeshje.

Portugezit i skadon kontrata me Milanin në vitin 2024 dhe në verën pritet që të largohet nga San Siro.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se në garë për Leao-n është përfshirë Liverpool-i dhe Reds madje kanë gati ofertën joshëse për Rosonerët.

Sipas Calcio Mercato, Liverpool-i do t’ia ofrojë Milanit kartonin e Luis Diaz dhe 30 milionë euro në këmbim të Leao-s.

Diaz ka realizuar 4 gola dhe 3 asistime në 12 ndeshje këtë sezon dhe do të ishte zëvendësuesi ideal i Leao-s.

Drejtuesit e Milanit preferojnë vetëm para, por nuk përjashtohet mundësia që ta pranojnë ofertën e Liverpoolit, shkruan Calcio Mercato.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme