PSG përgatit një ofertë të madhe për Araujo

Paris Saint-Germain kërkon shërbimet e yllit të Barcelonës, Ronald Araujo.

Sipas ‘Fichajes’, PSG është e gatshme të paguajë 90 milionë euro për shërbimet e qendërmbrojtësit shumë të vlerësuar të Barcelonës, Ronald Araujo gjatë verës.

Klubi po kërkon të rinovojë mbrojtjen e tyre me disa lojtarë më të rinj për të zëvendësuar gradualisht Sergio Ramos dhe Marquinhos, dhe Araujo shihet si nënshkrimi ideal për të forcuar skuadrën e tyre sipas raportit.

Mbetet të shihet nëse Barcelona do pranojë ofertën e kampionit të Francës, pasi për ta 23 vjeçari është një ndër lojtarët e tyre kyç.

Kujtojmë që uruguaiani ka kontratë me ‘Blaugrana’ deri në vitin 2026.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme