Lekaj: Të ndryshohet mentaliteti qeverisës, mos të sillemi sikur para 10 viteve

Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), Pal Lekaj, duke kujtuar Kosovën sa ishte nën protektorat ndërkombëtar, ka thënë se vendi ka nevojë për ndryshime në mentalitetin qeverisës.

Ai në rrjetin social Facebook ka shkruar se dhjetë vjet me parë Kosova ishte protektorat, por që dinamika e angazhimit të kryeministrit Haradinaj sipas tij, “në atë kohë dhe veprimet e tij prej burrështetasi të vërtetë, bëri që të plotësohen ‘standarde para statusit’ dhe Kosova të marrë pavarësinë si e drejtë e patjetërsueshme e vullnetit të popullit”.

“Propozimi gjithëpërfshirës për Kosovën i presidentit Ahtisari në vitin 2007 ishte një dokument i cili e hapte rrugën për një Kosovë të pavarur, stabile, të zhvilluar e demokratike, e që do të kishte mbështetje nga miqtë dhe bota demokratike.  Sot kur jemi në 10 vjetorin e këtij propozimi, Kosova është e pavarur, nuk është stabile, zhvillimi ekonomik është i mangët e demokracia është gati sa e rrezikuar”, ka shtuar Lekaj.

Ai ka theksuar se Kushtetuta e Kosovës është moderne, por sipas tij, “ajo në vazhdimësi është rrezikuar seriozisht nga pushteti e nga disa individë, që nuk e kanë pranuar demokracinë të cilën kjo kushtetutë e promovon”.

“Gardiani i saj, Gjykata Kushtetuese duke qenë e ndikuar nga politika ka nxjerrë shpesh vendime që kanë rënë ndesh me vullnetin qytetarë dhe frymën e kësaj Kushtetute. Gabimi po vërtetohet edhe në rastin e Maqedonisë, ku atje po rezulton që ata që i krijojnë numrat, mund ta krijojnë qeverinë, pavarësisht nëse i kanë fituar zgjedhjet ose jo! Kosova edhe sot është në një dialog i cili nuk po rezulton me ndonjë të arritur. Kosova e sotme ka nevojë për ndryshime në mentalitetin qeverisës e të mos sillemi sikur para 10 vjetëve kur ishim nën protektorat”, ka shtuar Lekaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme