Lenovo ishte kompania e parë që ka lansuar pajisjet me sistemin operativ të Googlet, Tango, ndërsa tani është duke punuar që të lansojë pajisje të reja po me këtë sistem operativ për vitin e ardhshëm.
Menaxheri gjeneral i Android dhe Chrome në Lenovo, Jeff Merideth, ka konfirmuar se smartfonat e rinjë Tango do të lansohen vitin e ardhshëm, transmeton Koha.net.
Për dallim nga 2016-a, viti i ardhshëm do të jetë më i vështirë për Lenovon pasi që edhe prodhuesit tjerë do të kalojnë në këtë fushë.
Njëri nga këta prodhues është Asus, i cili ka konfirmuar se në vitin 2017 do të lansojë telefonat e rinj me sistemin operativ Tango, gjë që mund të ndodh shumë shpejtë, pra në ngjarjen CES e cila do të mbahet muajin e ardhshëm, në janar.
Por, Lenovo tashmë ka përvojë me telefonat Tango dhe kompanitë e tjera do të kenë pak vështirësi për të kapur Lenovon në këtë fushë.