Lipjan:Akuzohet “Pastrimi” për moslargim plehrash

Qytetarët e shoqëria civile të Lipjanit janë ankuar ngase kompania “Pastrimi” nuk po arrin ta mbajë të pastër qytetin megjithëse janë taksapagues të rregullt për mbeturinat.

Ndërkaq kanë akuzuar edhe Komunën për mosreagim ndaj kësaj kompanie. Sipas qytetarëve shpesh herë po ndodh, që kontejnerët në rrugën “Isa Olluri” dhe në disa pika të tjera nuk po pastrohen për çdo dit siç është e planifikuar sipas marrëveshjeve me banorët, ndaj si pasojë e kësaj po bëhen deponi mbeturinash, e qytetarët po rrezikohen edhe nga qentë endacakë.

“Është shumë shqetësuese që shpesh herë kalojnë 3 ditë dhe nuk pastrohen kontejnerët, ndërkaq përreth tyre po bëhen deponi dhe qentë endacakë vazhdimisht po qëndrojnë aty. Më të rrezikuarit jemi në rrugën “Isa Olluri” derisa kjo pikë e grumbullimit të mbeturinave asnjëherë nuk pastrohet sipas marrëveshjeve, ndaj e cilësojmë se kjo kompani, por edhe komuna kanë dështuar ta mbanin të pastër qytetin megjithëse jemi taksapagues të rregullt me çmim prej 4.70 eurosh në muaj”, është ankuar Albert Berisha banor i lagjes “Isa Olluri” të Lipjanit.

Nga ana tjetër Xhelal Krasniqi, përgjegjës i kompanisë “Pastrimi” në Lipjan, ka thënë se gjatë ditëve të vikendit kanë pasur disa defekte në automjetin transportues, ndërkohë që janë vonuar për pastrimin e kontejnerëve në rrugën “Isa Olluri” dhe në disa pika të tjera. “Për çdo mëngjes në përjashtim të së dielës, e bëjmë pastrimin e qytetit vetëm në ato raste nëse kemi defekte në automjetin transportues.”, ka thënë Krasniqi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme