Lirak Çelaj: Unë jam kandidat i PDK -së për Prishtinë, Shpendin do ta mposhti pa asnjë dilemë

Kryesia e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë në mënyrë unanime ka votuar që kandidat për Prishtinën të jetë kryetari i kësaj dege, Lirak Çelaj.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline vet Çelaj, i cili thotë se kryesia e degës e ka rikonfirmuar se e mbështesin atë për kandidat.

“Kryesia e degës në mënyrë unanime ka votuar që kryetari i degës, gjegjësisht unë të jem kandidat. Pra, sot e rikonfirmuan qëndrimin e degës se më mbështesin për kandidat mua”, ka thënë Celaj.

Çelaj shprehet i bindur se në rast se i bie të ketë kundër-kandidat, kryetarin e tanishëm të Prishtinë, Shpend Ahmetin, do e mposhtë atë.

“Do e mposhtë, nuk kam asnjë dilemë. Unë mendoj që Shpendit kushdo që i del përpara do e mposhtë, se ai ka dështuar me qeverisje dhe besoj që PDK e ka radhën me qeverisë në Prishtinë”, ka shtuar ai.

Megjithatë, mbetet të shihet edhe qëndrimi zyrtar i PDK-së, pasi vendimin përfundimtar për kandidaturën e Çelajt do e marrë niveli qendror./Periskopi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme