LISTA/ Derë alumini dhe makina, arrestohet “tmerri” i Beratit! Kishte kryer vjedhje në lagjen ku banonte

Policia e Beratit ka vënë të premten në pranga një 21-vjeçar, i cili kishte kryer një vjedhje të një dere alumini dhe tentativa për vjedhjen e dy makinave, të cilat ua kishte thyer xhamat.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se autori është R. L., 21 vjeç, banues në lagjen “Uznovë”.  Sipas policisë, ai dyshohet si autor i 3 ngjarjeve, konkretisht: në datën 18.05.2022, ka vjedhur një derë alumini, në banesën e shtetases F.A., në lagjen Uznovë; në datën 15.05.2022, ka tentuar të vjedhë në 2 automjete.

Pas arrestimit, materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Berat

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Zbardhen 3 raste të vjedhjes që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit R. L., 21 vjeç, banues në lagjen “Uznovë”, Berat.

Ky shtetas dyshohet si autor i 3 ngjarjeve, konkretisht: në datën 18.05.2022, ka vjedhur një derë alumini, në banesën e shtetases F.A., në lagjen Uznovë; në datën 15.05.2022, ka tentuar të vjedhë në 2 automjete, pasi u ka thyer xhamat.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme