Nga ‘i forti i Vlorës’ deri te grabitësit e Rinasit, Manja ‘izolon’ në ‘41bis’ bosët e krimit! Problemet e tyre me ligjin

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka shpallur urdhrin e vendosjes nën regjimin e posaçëm për një afat 1 vjeçar 3 persona mjaft të rrezikshëm për botën kriminale.

Bëhet fjalë për Viktor Ymerin dhe dy vëllezërit  Klement dhe Eldi Çala.

Vendimi i Ministrit të Drejtësisë vjen pas një bashkëpunimi dhe bashkëveprimi të ngushtë me agjencitë e zbatimit të ligjit SPAK, DBP, Policia e Shtetit, SHISH, SHKB.

3 personat të cilët u transferuan nën regjimin ’41-bis’ ishin persona me precedent të lartë penal.

Emri i Viktor Ymerit i njohur ndryshe si ‘i forti i Vlorës’ është një emër mjaft i rëndësishëm për botën kriminale.

Kush është Viktor Ymeri?

Viktor Ymeri njihet si një nga njerëzit më problematikë në Vlorë i cili ka lidhje miqësie e farefisnie me Edison Harizajn, i ekzekutuar para disa kohësh në Durrës. Viktor Ymeri konsiderohej nga Policia dhe Prokuroria si një nga njerëzit më të afërt të Gazmend Brakës, i njohur ndryshe si Gaxhai, i dënuar me burgim të përjetshëm.

Ymeri dhe Gaxhai kanë ekzekutuar së bashku në qershor të vitit 1999 me dhjetëra plumba kallashnikovi Arben Pajën dhe Ilir Xhungën, të cilët ishin pjesë e një fraksioni tjetër kriminal në Durrës.

“I forti i Vlorës” bëri 25 vite burg për vrasjen e Arben Pajës dhe Ilir Xhungës. Lidhur me këtë ngjarje, pasi vuajti dënimin Ymeri u lirua nga burgu në 2019, por u rikthye sërish në burg në dhjetor të 2020, pasi SPAK rihapi hetimet për dy ekzekutimet e bujshme në 2005, të Vajdin Lame dhe Klodian Saliu. Ymeri është shpallur fajtor si një ndër autorët e kësaj vrasje.

Por si u lirua në 2019 Viktor Ymeri?

Gjykata e Elbasanit liroi nga burgu Viktor Ymerin në 27 dhjetor 2019, i cili ishte dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Arben Pajës e Ilir Xhungës.

Vendimi i gjykatës së Elbasanit shkaktoi mjaft reagime në publik për shkak të së shkuarës së Ymerit dhe lidhjeve të tij me grupet kriminale të Vlorës.

Gjykata ka marrë në konsideratë punën që Ymeri ka bërë gjatë kohës që ndodhej në burg duke ia zbritur atë nga dënimi.

Një muaj para se të merrte vendimin për lirimin e Viktor Ymerit, gjykata e Elbasanit kishte vendosur që t’i njihte atij ditët e punës së kryera në burgun e Peqinit, të cilat konvertohen në 5 muaj e 16 ditë burg. Këto ditë burgu janë zbritur nga totali i dënimit ndaj Ymerit, gjë e cila çoi në lirim.

Viktor Ymeri u arrestua në vitin 1999 me akuzën e vrasjes me dashje duke u dënuar fillimisht me 25 vite burg. Disa vite më vonë, teksa ishte në burg, ndaj tij u dha edhe një vendim me 24 vite burg nga një gjykatë italiane sërish me akuzën e vrasjes.

Në vitin 2017, Ymeri i kërkoi gjykatës së Durrësit që të bashkonte dy vendimet. Kërkesa e tij u pranua dhe përfundimisht u dënua me 25 vite burg.

Pas dy viteve shqyrtim nga shkalla e parë në apel, kjo e fundit vendosi në maj 2019 pranimin e kërkesës për bashkimin e dënimeve duke theksuar se atij i kishin mbetur edhe 3 muaj e 20 ditë burg.

Praktikisht, sipas këtyre vendimeve, Ymeri duhej të lirohej nga burgu në shtator 2019, por kjo nuk ndodhi pasi atij nuk i ishin zbritur ditët e burgut nga puna që kishte bërë në burgun e Peqinit.

Ka qenë vendimi i datës 27 nëntor 2019 që i zbriti atij ditët e burgut për shkak të punës së bërë në burg që çoi në arsyetimin e gjykatës në 27 dhjetor për lirimin përfundimtar të Viktor Ymerit.

Ndër emrat që do i bashkangjiten regjimit 1-vjeçar 41blis janë edhe dy vëllezërit Kelment Çala dhe Eldi Çala, të dyhsuarit kryesorë grabitjen në aksin Qafë Kashar – Rinas.

Kush janë dy vëllezërit Çala dhe akuzat ndaj tyre

Kelment Çala ishte pjesë e grupit të Admir Nikaj Murataj i cili në 2013 sëbashku me Eldi Çalën grabitën 1 milion euro në Larisa të Greqisë.

Hetuesit e Krimeve të Rënda dyshojnë se Çala është i përfshirë dhe në grabitjen në aksin Qafë Kashar – Rinas.

Kelment Çala u kap nga efektivat e policisë nëpër rrugicat e lagjes duke lëvizur me automjetin e tij tip “Benz” me targë AA 447 KO. 29-vjeçari ka tentuar të largohet me vrap, por është neutralizuar nga forcat e policisë të cilët kishin rrethuar vendin ku u bë ndërhyrja.

Çala është arratisur nga burgu në Trikallas të Greqisë, së bashku me Ilir Kupën dhe disa persona të tjerë në vitin 2013.

Gjatë operacionit të kapjes, policia i sekuestroi një armë pistoletë tip TT, dy krehër me fishekë dhe 1.2 gramë kanabis sativa, të cilat i përkisnin Klement Çalës.

Klement Çala ka marrë pjesë dhe në përleshjen në burgun e Trikala ku mbeti i plagosur një gardian grek.

AKUZAT:

Klement Çala, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, “falsifikimi i dokumenteve” me shumë se një herë, të parashikuara nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 dhe 186/2 të Kodit Penal.

Eldi Çala, i akuzuar për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa lejë dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, “falsifikimi i dokumenteve”, të parashikuara nga nenet 140, 278/1, 28/4, 333/a/2, 334/1 dhe 186/1 të Kodit Penal./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme